Tottenham 0-2 Liverpool, notat e lojtarëve

23:16 | 1 Qershor 2019
Arbresh Info

Liverpooli ka siguruar trofeun e gjashtë evropian në histori të tyre.

“Redsat” janë kampion të Evropës pas triumfit në finale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur me rezultat 0 me 2 skuadrën e Tottenhamit në Wanda Metropolitano në Madrid, shkruan portali arbresh.info.

Portieri Alisson Backer, i cili bëri disa pritje të shkëlqyera gjatë 90 minutave lojë në stadiumin e Atleticos, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes – 8.7.

Joep Matip është vlerësuar lartë gjithashtu (8.0), ndërsa Mohamed Salah që shënoi nga pika e bardhë është vlerësuar me notën 6.8 .

Lojtari me notën më të dobët është portieri i Tottenhamit – Hugo LLoris (6.0)./arbresh.info/


Tottenham 0-2 Liverpool, notat e lojtarëve

Të ngjashme