Tottehami pas Hakim Ziyech

17:25 | 20 Nëntor 2019
Arbresh Info

Tottenham Hotspuri besohet të jetë duke udhëhequr garën për të nënshkruar me Hakim Ziyech nga gjiganti holandez Ajaxi në merkaton e transferimeve të verës së ardhshme.

Tottenhami pritet të humbas Christian Eriksenin verën e ardhshme ose gjatë afatit dhe Ziyech është duke u parë si një zëvendëses ideal i sensacionit danez, transmeton portali arbresh.info.

Lorenzo Pellegri është parë gjithashtu si një mundësi, por përtej tij, duket se “Spursët” kanë opsione të shumta.

Sa i përket Ziyech, klubi në veri të Londrës do të përballet me një kompeticion të ashpër pasi AC Milani, Roma dhe Napoli janë të gjithë duke u përpjekur për të sjellë në Serie A.

Sidoqoftë, duket se “Spursët” do të përballen me shumë ndryshime brenda pak muajve të ardhshëm – madje edhe më shumë seç kanë ndodhur në ditët e fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme