Futbollisti turk, Cenk Tosun, është rikthyer në Turqi pas tre viteve të qëndrimit në Angli.
Tosun ishte transferuar tek Everton, pas disa sezoneve të shkëlqyera tek Besiktas, ku në kombinim me Anderson Talisca dhe Ryan Babel, ishin të pa përballueshëm në ligën Turke, transmeton lajmi.net.
Kjo bëri që gjigantët evropianë të interesoheshin për shërbimet e tij, por në fund, Tosun përfundoi në Everton.
Ai regjistroi 49 paraqitje dhe shënoi nëntë gola në Premierligë, tani ai është rikthyer tek Besiktasi.
Tosun në profilin e tij në Instagram, ka konfirmuar transferimin e tij tek gjiganti turk, ku ka shkruar “Le të bëjmë histori prap sëbashku”.
Tosun do të bashkohet si formë huazimi.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...