Google ADS

Torres: U largova nga City sepse e dija që do shkoja në klubin më të mirë në botë

13:14 | 3 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Sulmuesi, Ferran Torres të hënën  është prezantuar për herë të parë në fanellën e Barcelonës në “Camp Nou”.

Torres iu bashkua Barcelonës për 55 milionë euro plus bonuse, duke u larguar nga Man City.

Në prezantim, Torres foli se cilat ishin arsyet e kalimit te Barcelona nga Man City.

“Kur u largova nga Valencia e dija që do shkoja në një klub të mirë, por pastaj kur u largova nga City për Barcelonën, e dija që do shkoja në klubin më të mirë në botë dhe doja që kjo marrëveshje të ndodhte”.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Të gjithë kanë qenë të mirë në dhomën e zhveshjes. Jam i emocionuar që të luaj dhe jam gati”.

“Çfarë nënkupton Barcelona për mua? E di që është klubi më i mirë në botë dhe gjithmonë garon për kampion, do provoj të jap gjithmonë më të mirën”.

“City? Man City është një ndër klubet më të mira në botë, jam person ambicioz dhe është sfidë që erdha këtu, për t’iu bashkuar një ekipi me lojtarë të rinj”.

“A ke biseduar me Xavin? Ishte një ndër arsyet që erdha, trajneri më donte. Kur mësova se Xavi do stërvit Barcelonën, vendimi ishte më i lehtë”.

“Kam pasur trajnerë të mirë si Pep, Enrique dhe tani Xavi. Jam më fat që kam pasur trajnerë të tillë dhe mund të luajë në disa pozita”, deklaroi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme