Fernando Torres është rikthyer në stërvitje te Atletico Madridi për herë të parë qysh pas lëndimit tronditës që pësoi javën e kaluar në ndeshjen kundër Deportivo La Corunas.
32-vjeçari ka kaluar një natë nën përkujdesjen e mjekëve në spital pas lëndimit që pësoi në përplasjen me Alex Bergantinos, por sulmuesi u largua një ditë më vonë nga spitali dhe ishte i pranishëm në tribuna në fitoren 3 me 0 të Atleticos ndaj Valencias të dielën, transmeton portali arbresh.info.
Ish sulmuesi i Liverpoolit dhe Chelseat është rikthyer në stërvitje të martën, megjithëse klubi nuk ka dhënë ndonjë indikacion se kur do të rikthehet në lojë.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Torres do të qëndroj jashtë fushe të paktën edhe për dy javë./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...