Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres është larguar nga spitali pas kryerjes së testimeve në kokë që e lëndoi gjatë barazimit 1 me 1 ndaj Deportivo La Corunas.
32-vjeçari ka shpenzuar mbrëmjen e kaluar në spital pas një dueli ajror ndaj Alex Bergantinos, transmeton portali arbresh.info.
Atletico Madridi ka konfirmuar se skanimet nuk ka shfaqur ndonjë “ndryshim traumatik apo lëndime” duke shtuar që lojtari ka nevojë për 48 orë pushim.
“Faleminderit të gjithëve për kujdesin ndaj meje. Ishte më shumë frikë”, ka thënë Torres.
Ish sulmuesi i Liverpoolit dhe Chelseat u lëndua në minutën e 85′ të ndeshjes kundër La Corunas. Të gjithë lojtarët vrapuan pas tij menjëherë pas lëndimit duke kërkuar për ndihmë mjekësore.
Ai është ndihmuar për disa minuta nga doktorët para se të largohej nga fusha për transferim në spital./arbresh.info
https://twitter.com/jssxander/status/837415383632072704
https://twitter.com/Delapuentejor/status/837415733177036801
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...