Ish-sulmuesi i Liverpool dhe Chelsea, Fernando Torres thotë se ai mund të tërhiqet nga loja duke e ditur që ai ka “fituar respektin e futbollit botëror” gjatë karrierës së tij të ndritshme.
Lojtari prodhim i akademisë së Atletico Madrid Torres do ta ulë perden në karrierën e tij të premten pas ndeshjes vendas ndaj Vissel Kobe në J-League të Japonisë.
“Kanë kaluar 18 vjet mahnitës, më shumë se 18 vjet duke luajtur futboll,” tha ai përpara ndeshjes së tij të fundit të premten.
“Fitova shumë gjëra. Unë fitova respektin e futbollit botëror, që është gjëja më e rëndësishme për mua, dhe tani më mbetet vetëm një lojë.
“Pra, do të sigurohem që do të shijoj nga e para deri në minutën e fundit dhe shpresoj se mund të marrim tre pikët, të cilat janë shumë të rëndësishme për ne, dhe shpresoj se mund ta shënoj golin tim të fundit në shtëpi përballë tifozëve të Sagan Tosu .
“Do të jetë një lojë vërtet e veçantë për mua, por nuk do të ndryshojë mënyrën se si ndjehem për karrierën time. Ka qenë fantastike. Shumë më mirë sesa mund të prisja kur isha fëmijë. Kështu që, unë jam vërtet mirënjohës për atë që bëra dhe vërtet mirënjohës për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën “.
Torres ishte fitues i Champions League dhe Europa League ndërsa ishte në Chelsea, dhe fitoi Kupën e Botës, si dhe dy Kampionate Evropiane në një karrierë ndërkombëtare ku bëri 110 paraqitje në Spanjë, duke shënuar 38 gola, shkruan Sky Sports, transmeton Indeksonline.
Tani në moshën 35 vjeç, Torres thotë se nuk ka keqardhje për kohën e tij në futboll.
“Unë gjithmonë kam dashur të përfundoj karrierën time duke luajtur futboll,” tha ai.
“Kështu që mezi po pres me padurim të luaj në 23 gusht, të jem në fushë së bashku me shokët e mi të skuadrës, të vrapoj me ta, të luftoj dhe të përpiqem të fitoj ndeshjen, sepse kjo është ajo që unë bëj” – përfundoi spanjolli.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...