Mesfushori uruguaian, Lucas Torreira është afër nënshkrimit me skuadrën italiane, Fiorentina, pasi iu dha drita jeshile për të lënë Arsenalin.
Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira është pranë bashkimit me skuadrën e Fiorentinas, ka kuptuar ‘Football London’.
Torreira u bashkua me ‘Topçinjtë’ në 2018 dhe shpejt u bë i popullarizuar në mesin e tifozëve me paraqitjet e ndeshjes kundër Liverpool dhe Tottenham, duke shënuar një gol ikonik në një fitore të famshme të derbit në Londrën veriore.
Ai u huazua te Atletico Madrid sezonin e kaluar, duke bërë 26 paraqitje në të gjitha garat dhe duke fituar titullin e La Ligas me skuadrën e Diego Simeones.
Agjenti i Torreira ,Pablo Bentancur ka folur publikisht për Torreira që dëshiron të kthehet në Itali, por ‘Futboll London’ ka mësuar se mesfushori më herët kishte shprehur dëshirën e tij për të konkurruar për një vend në mesfushën e Arsenalit – por u informua më pas se ai nuk është pjesë e planeve të Mikel Artetas për sezonin e ri.
Mesfushori uruguaian ka stërvitur individualisht në ‘Colney’ që kur u kthye në Londër javën e kaluar dhe do të udhëtojë nesër në Itali për të përfunduar lëvizjen.
‘Fotball London’ ka mësuar se marrëveshja do të jetë një lëvizje huazimi me një detyrim për të blerë në fund të sezonit.
Përpos Torreiras, klubi londinez ka vënë në shitje edhe Willian, Bellerin e Nketiah, gjersa edhe Sead Kolasianc është pranë zyrtarizimit tek skuadra e Fenerbahçes. /Lajmi.net
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë