Google ADS

Torreira në Arsenal, punë e kryer

23:14 | 12 Qershor 2018
Arbresh Info

Arsenali raportohet të ketë siguruar nënshkrimin me mesfushorin e Sampdorias, Lucas Torreira.

Thashethemet në fillim në ditës së sotme (e martë) kanë pohuar që “Topçinjve” i është pranuar një ofertë 30 milionëshe për yllin uruguaian, por kushtet personale nuk ishin pranuar ende, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ‘Gazzetta dello Sport’ tani raporton që një takim me agjentin e Torrieras pasditen e sotme ka ofruar një progres të dukshëm dhe tani një marrëveshje ekziston.

Mesfushori duhet të punoj tani vetëm në detajet e fundit para nënshkrimit të kontratës pesë vjeçare dhe Arsenali do të mposhtë Napolin dhe Borussia Dortmundin në garën për nënshkrimin me të.

Torreira ka një klauzolë të blerjes prej 25 milionë euro, por klubi në Premierë Ligë ka pranuar për të paguar më shumë në mënyrë që çmimi të ndahet në kosto për disa vite./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme