Google ADS

‘Torcida’ nuk do të bëjë organizim për ndeshjen ndaj Vikingurit

15:31 | 4 Korrik 2017
Arbresh Info

Grupi i tifozëve “Torcida” nuk do të bëjë organizim për shkak të problemeve mes tifo grupeve.

Përfaqësuesi i Torciës, Skofiar Syla, e konfirmoi për Klan Kosovën se nuk do të ketë organizim për shkak të këtyre probleme, por nuk foli më detajisht për këtë gjë.

Trepça 89’ në ora 18:00 e pret në stadiumin “Adem Jashari” Vikingurin nga Ishujt Farore, në ndeshjen e parë vendëse të një klubi kosovar në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 2-1 për Vikingurin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme