Federata e Futbollit të Argjentinës do të heq nga përdorimi fanellën me numrin 10-të, pas pensionimit të Lionel Messit nga kombëtarja.
Lajmi e ka konfirmuar sot presidenti i FFA-së, Claudio Topia, shkruan Arbresh.info.
“Kur Messi të thotë lamtumirë, nuk do të lejojmë që dikush tjetër të veshë numrin 10 pas tij. Për nder të tij, fanella me atë numër do të tërhiqet nga përdorimi. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të”, deklaroi Claudio Tapia, president i Federatës Argjentinase të Futbollit.
Lionel Messi ka qenë lojtari kryesor i cili ia solli suksesin e parë historik Argjentinës duke ia fituar titullin e Kupës së Botës për herë të parë pas vitit 1986.
Teksa me Argjentinën Messi fitoi edhe Kupën e Amerikës.
Gjatë gjithë karrierës së tij ai ka zhvilluar 180 ndeshje duke realizuar 106 gola./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...