“Topi i Artë”: Pse Modric është favoriti

20:57 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ceremonia për ndarjen e çmimit “Topi i Artë” do të fillojë nga ora 21:00, në Paris të Francës.

Favoriti kryesor për ta fituar këtë trofe është mesfushori kroat, Luka Modric.

Pasi luajti një rol kyç në triumfin e Real Madrid në Ligën e Kampionëve dhe e udhëhoqi Kroacinë drejt finales së Kupës së Botës, Modric është afër që të emërohet fituesi i parë pas 10 viteve i Topit të Artë, që nuk quhet Messi apo Ronaldo, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Mesfushori kroat është gati që të “thyej” epokën Messi – Ronaldo, pasi regjistroi një vit të paharrueshëm në karrierën e tij.

Luka më herët fitoi edhe çmimin “Best FIFA Men’s Player” apo “Lojtari më i mirë nga FIFA”, në shtator, në garë me Messin dhe Ronaldon.

Gjithashtu kroati e fitoi “Topin e Artë të Kupës së Botës”, duke u bërë kroati i parë që fiton atë çmim.

Ai kompletoi 422 pasime dhe krijoi më së shumti raste për gol (18) në kampionatin botëror në Rusi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme