Top-klubet italiane e duan Adnan Januzajn

18:01 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Mesfushori kosovar Adnan Januzaj po kërkohet nga top-klubet italiane, përcjellë Arbresh.info nga ‘Sportmediaset’.

22-vjeçari aktualisht është i huazuar nga Manchester United te Sunderlandi derisa Juventus, Inter, Milan, Napoli e Roma janë duke synuar shërbimet e tij.

Mbetet të shihet se në cilin klub do ta vazhdojë karrierën Januzaj i cili me siguri se nuk do të kthehet në Manchester United pasi një gjë të tillë e ka konfirmuar vet trajneri Jose Mourinho. /Arbresh.info

Të ngjashme