Top i Artë ka pak kredibilitet nëse Messi është i pesti

18:47 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Topi i Artë që Luka Modric e fitoi të hënën ishte debati më i nxehtë në vitet e fundit. Derisa ne jemi mësuar me duopolin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, këtu kanë qenë pesë ose gjashtë lojtarë konkurrent për çmimin këtë vit. Ka pasur mendime nga të gjitha llojet. Nëse shikojmë te votat, aty kanë qenë 13 lojtarë të ndryshëm që ishin votuar në vendin e parë nga gazetarët të konsultuar nga ‘France Football’, domethënë Modric, Messi, Ronaldo, Antoine Griezmann, Kylian Mbappe, Raphael Varane, Sergio Aguero, Karim Benzema, Luis Suarez, Mohamed Salah, Thibaut Courtois, Neymar dhe Harry Kane.

Kjo shfaqë se sa e hapur ishte gara dhe që parametrat e votave janë dukshëm konfuze. Modric ishte përkrahur sepse fitoi Ligën e Kampionëve, siguroi medalje në Kampionatin Botëror dhe për lojën e tij, madje edhe pse nuk ka qenë aq i mrekullueshëm në sezonin 2018/19. Ronaldo kishte fituar një Ligë të Kampionëve, ndërsa Griezmann dhe Mbappe mund të flasin për Kampionatin Botëror. Sa i përket Messit, ishte loja e tij, golat e tij dhe Këpuca e Artë e tij. Rastet e Varanes, Agueros, Courtoisit dhe të tjerëve ishin më pak të dukshme.

Ajo që është e qartë është që Messi nuk ishte në podium si njëri nga më të mirët. Ai e demonstroi këtë çdo ditë. Ai vet fitoi tre të katërtat e titujve të sezonit të kaluar të Barcelonës, ndërkohë që ishte gjithashtu fitues i çmimit “Pichichi” dhe Kupës së Artë. Në këtë sezon, ai është duke luajtur ngjashëm dhe nëse ai nuk bënë më shumë në Kampionatin Botëror, atëherë ja vlen t’i hidhet një sy në atë se me çfarë është duke punuar.

Në këtë vit të 2018-ës, i cili është ai që supozohet se duhet merret parasysh, ai kishte luajtur 50 ndeshje dhe kishte shënuar 43 gola, ndërkohë që kishte ofruar edhe 23 asistime. Kjo do të thotë se ai është direkt i përfshirë në thuajse një gol e gjysmë për ndeshje për skuadrën e tij. Messi meritoi shumë më shumë këtë vit në Topin e Artë. Të gjithë, përveç atyre në ‘France Football’, e dinë këtë.

Opinion nga Luis F. Roja (Marca)
Përktheu Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme