Zinedine Zidane befasoi të gjithë me vendimin që për t’u larguar nga detyra e trajnerit të Real Madridit.
Kjo erdhi pak ditë pasi Los Blancos fituan në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev ndaj Liverpoolit.
Francezi ishte në krye të skuadrës spanjolle për dy sezone e gjysmë, ku suksesi ka qenë shumë i madh.
1. Zidane ka fituar tri Liga të Kampionëve radhazi (2016, 2017, 2018).
2. Nëntë trofe (Tri LK, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa të Evropës, një Superkupë të Spanjës dhe një La Liga).
3. Fitore në 12 ndeshje eliminuese të Ligës së Kampionëve, përshirë edhe finalet.
5. Skuadra e Los Blancos ka shënuar në 60 ndeshje në sezonin 2016/17.
6. Nuk ka humbur në 40 ndeshje radhazi (nga 9.4.2016 deri 12.1.2017).
7. Gjithsej 83 gola si skuadër mysafire në sezonin 2016/17.
8. Vetëm një humbje në 29 ndeshje në vitin 2016 (Wolfsburg 2-0 Real Madrid).
9. Më së pak humbje si trajner i Realit në 100 ndeshje, vetëm tetë.
10. Ka fituar ndaj 43 kundërshtarëve, dështimi i vetëm ishte ndaj Tottenhamit (Një barazim dhe një humbje). /Telegrafi/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg