Lautaro Martinez dhe Victor Osimhen janë lojtarët më të shtrenjtë në Serie A, me një vlerë transferimi të raportuar prej 110 milionë eurosh secili.
“Football Italia” hodhi një vështrim në top 10 lojtarët më të shtrenjtë të Serie A në fillim të vitit 2024.
Sipas “Transfermarkt”, Lautaro Martinez dhe Osimhen kanë vlerën më të lartë. Nuk është rastësi që kapiteni i Interit është golashënuesi më i mirë aktual në Serie A, ndërsa Osimhen ishte “Capocannoniere” sezonin e kaluar.
Ylli i Milanit, Rafael Leao, është lojtari i tretë më i shtrenjtë në Serie A me një vlerë transferimi prej 90 milionë eurosh.
Khvicha Kvaratskhelia i Napolit renditet i katërti me një vlerë transferimi prej 80 milionë euro. Gjeorgjiani pasohet nga Nicolo Barella (75 milion €), Alessandro Bastoni dhe Dusan Vlahovic (60 milion €), Marcus Thuram dhe Theo Hernandez (55 milion €), Federico Chiesa, Gleison Bremer dhe Federico Dimarco (50 milion €).
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...