Toni Kroos beson se Zinedine Zidane mund të udhëheq drejt trofeut sërish Real Madridin si në Spanjë ashtu edhe në Evropë.
Mesfushori gjerman shpjegoi që Zidane është rikthyer në klub kur “gjithçka kishte humbur” dhe pavarësisht vështirësive që klubi është përballur, francezi ishte personi më i mirë për këtë detyrë, transmeton portali arbresh.info.
“Zidane gjithmonë dëshiron të jetë perfekt si një trajner, ai është duke menduar vazhdimisht”, ka thënë Kroos për Kicker.
“Ne dëshirojmë të luajmë më mirë dhe të jemi më konsistent gjithashtu. Ky është qëllimi, pjesa tjetër vjen duke e ndjekur këtë. Nëse ju luani mirë, ju do të luftoni për tituj. Madje, në Ligë të Kampionëve një pjesë e detajeve janë vendimtare”
“Nuk është lehtë të marrësh një skuadër aty ku Zidane na la. Është vështirë për të arritur atë nivel. Kur Zidane u rikthye, ishte sikur të mos rikthehej asnjëherë, megjithëse situata kur u rikthye në mes të marsit të vitit 2019 ishte komplet ndryshe nga ajo se si e la në maj të vitit 2018”
“Për Zidanen ishte një kohë shumë e vështirë për rikthim, gjithçka kishte humbur”, përfundon Kroos./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...