Google ADS

Toni Kroos zgjidhet ‘Futbollisti i Vitit’ në Gjermani

17:55 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

Toni Kroos është zgjedhur ‘Futbollisti i Vitit’ në Gjermani.

Anëtari i Real Madridit, ka marrë votat e gazetarëve të sportit për t’u shpallur ‘Futbollisti i Vitit’.

Shoqata e gazetarëve të Sportit gjerman, në bashkëpunim me revistën ‘Kicker’, i kanë dhënë 185 vota nga 475 të mundshme 28 vjeçarit, që e fiton për herë të parë këtë çmim.

Kroos ishte lojtar kyç në suksesin e Real Madridit sezonin e kaluar, ku fituan titullin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Freiburgit, Nils Petersen, u rendit i dyti me 39 vota, ndërsa mbrojtësi i Schalkes, Naldo, përfundoi i treti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme