Toni Kroos ka zbuluar se ai mungoi në fitoren 2 me 0 të Real Madridit kundër Valencias të shtunën për shkak të një problemi në gju.
Si diçka e pazakontë, Madridi nuk ka postuar në uebfaqen zyrtare ndonjë përditësim në lidhje me mesfushorin qendror, i cili ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Twitter për të njoftuar ndjekësit e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Jam ende duke punuar në problemet me gju pas ndeshjes kundër Romas”, ka shkruar Kroos në Twitter. “Do të rikthehem sa më shpejtë që është e mundur, si gjithmonë”
Mungesa e lojtarit i ka ofruar një kohë të mrekullueshme në dispozicion yjeve të rinj si Dani Ceballos, Fede Valverde dhe Marcos Llorente.
Reprezentuesi i Gjermanisë është në sezonin e tij të pestë në kryeqytetin spanjoll dhe i ka ndihmuar klubit të fitoj tre torfe radhazi në UFEA Ligë të Kampionëve dhe titullin në La Liga në vitin 2017.
Kroos ka shënuar 13 gola brenda 207 paraqitjeve të tij për ‘Los Blancos’./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...