Pavarësisht tërheqjes së tij nga futbolli, Toni Kroos u emërua në listën e ngushtë prej 30 lojtarësh për Topin e Artë për vitin 2024.
Mbrëmë (e mërkurë) u publikua lista me 30 të nominuarit për Topin e Artë 2024, çmim i cili do të dhurohet më 28 tetor në Paris.
Në këtë listë nuk munguan emra yjesh që shihen si favorit për ta fituar si: Vinicius Junior, Rodri, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Në listë u përfshi edhe tashmë i pensionuari Kroos, i cili pati një sezon të përkryer me Real Madridin dhe Gjermaninë në Euro 2024.
Megjithatë, Kroos po përballet me konkurrencë të ashpër nga gjashtë lojtarë të Real Madridit – Jude Bellingham, Dani Carvajal, Vinicius Jr, Kylian Mbappe, Antonio Rudiger dhe Federico Valverde.
Këtë vit parashikohet që këtë çmim ta fitojë një lojtar i Real Madridit dhe Kroos me shaka u kërkoi ish-bashkëlojtarëve të tij dhe Mbappes që të linin çmimin për të këtë vit.
“Ejani. Ju të gjashtë mund ta bëni këtë vitin e ardhshëm”, ka shkruar Kroos në një foto ku shihen të nominuarit e Real Madridit.
Kroos e di se lojtarët kanë pak ose aspak fjalë se kush e fiton çmimin në fund të ditës, por postimi i tij ka tërhequr tashmë vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...