Ylli i Real Madridit, Toni Kroos ka refuzuar rikthimin në Bayern Munich para finales në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Juventusit.
Reprezentuesi 27-vjeçar i Gjermanisë ka zbuluar se nuk është i interesuar të rikthehet te gjiganti në Bunesliga – Bayern Munich sepse nuk dëshiron t’i prish kujtimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Rikthimi nuk është një opsion. Kam pasur shtatë vite të shkëlqyera në Bayern gjatë të cilave kam fituar shumë çmime”, tha fillimisht Kroos për ‘Sport Bild’.
“Pse do dëshiroja t’i prishja ato? Kapitulli te Bayerni ka përfunduar tani, ngjashëm si në Bundesliga. Nuk ka të bëjë asgjë me Bayernin, por është fakti që unë nuk kam ndërmend të rikthehem në Bundesliga”
Kroos, i cili ka kontratë me gjigantin spanjoll deri në vitin 2022, ka fituar tre tituj në ligë gjatë kohës së tij te “Bavarezët”./arbresh.info
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...