Google ADS

Toni Kroos mendon për një sfidë të re

19:09 | 12 Prill 2019
Arbresh Info

Toni Kroos është i gatshëm për t’i dhënë fund kohës së tij në Real Madrid me përfundimin e sezonit.

Mesfushori i Gjermanisë, siç raporton gazeta spanjolle AS, beson se cikli i tij te Real Madridi ka përfunduar dhe tani është koha për një sfidë të re, transmeton portali arbresh.info.

Sa i përket pjesës së tyre, menaxhmenti i Real Madridit është gjithashtu i përgatitur për largimin e tij derisa synojnë rritjen e fondeve për të arritur planet e tyre gjatë verës.

Manchester United është i gatshëm për të paguar deri në 60 milionë euro për mesfushorin, megjithëse indikacionet e para janë që “Los Blancos” do të kërkojnë dyfishë më shumë se kjo figurë.

Kroos ka kontratë me klubin në Santiago Bernabeu deri në vitin 2022./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme