Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitore të madhe ndaj Suedisë me rezultat 2:1 duke përmbysur rezultatin në minutën e 95-të të ndeshjes.
Toni Kroos ishte heroi i Gjermanisë ndaj Suedisë, me golin që arriti të shënonte në minutën e 95-të.
Pas ndeshjesh ai flet se arritën të fitonin një ndeshje ku duhej të merrnin me patjetër 3 pikë.
“Ia arritëm të fitonim një ndeshje që duhej ta fitonim patjetër. Ishin të shumtë njerëzit që donin që ne të eliminoheshim para kohe, madje edhe gjermanë, por nuk do ia bëjmë aq të lehtë”, ka deklaruar Kroos.
“E merituam këtë fitore, ushtruam shumë presion, edhe pse nuk krijuam shumë. Në fund na mjaftoi për të fituar. Tani nuk kemi kohë për të pushuar, dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Koresë që na duhet ta fitojmë me patjetër. /arbresh.info/
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...