Reprezentuesi i Gjermanisë, Toni Kroos raportohet të jetë i gatshëm për transferim në Manchester United, katër vite pas refuzimit për kalim te klubi në Old Trafford.
Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, fituesi i Kampionatit Botëror është qartë në kërkim të një të një sfide të re dhe kjo mund të josh atë për transferim në Premierë Ligë në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet gjithashtu që United është destinacioni i preferuar i gjermanit ndërkohë që klubi do të humb shërbimet e Michael Carrick për shkak të pensionimit derisa Marouane Fellaini pritet të largohet nga klubi falas.
Kroos ka shijuar kohën e tij te kryeqyteti spanjoll duke fituar dy herë trofeun në Ligë të Kampionëve dhe një titull në La Liga gjatë tri sezoneve e gjysmë, por tani lojtari është duke menduar largimin për shkak se klubi po hyn në një fazë tranzicioni.
Pavarësisht rikthimit të klubit vonë në pjesën e dytë të sezonit, presidenti Florentino Perez pritet të shpenzoj shuma të mëdha të hollash për shkak se ata kanë dështuar për të mbrojtur titullin në La Liga këtë sezon./arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...