Toni Kroos e ka lavdëruar Julen Lopeteguin duke e vlerësuar si një “trajner të mrekullueshëm” pas shkarkimit të 52-vjeçarit nga Real Madridi mbrëmjen e së hënës.
Lopetegui zëvendësoi Zinedine Zidanen si trajner gjatë verës, por si pasojë e pesë disfatave brenda shtatë ndeshjeve ai u largua herët nga Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Ndeshja e fundit në detyrë e Lopeteguit ishte ajo në vikend ku Madridi u poshtërua me rezultat tronditës 5 me 1 nga Barcelona në Camp Nou.
Por, Kroos ka lënë të kuptohet se lojtarët e Madridit janë përgjegjës për largimin e trajnerit.
“Disfata më e madhe për lojtarët është kur trajneri duhet të shkoj”, ka postuar Kroos në llogarinë e tij në Instagram.
“Veçanërisht në këtë rast sepse ai është një trajner mrekullueshëm dhe një person i mrekullueshëm. Faleminderit Julen!”
https://www.instagram.com/p/BpkJEwzlJIA/?utm_source=ig_embed
Ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde beson se Madridi ende garon për tituj edhe nën udhëheqjen e trajnerit të tyre të përkohshëm Santiago Solarit, transmeton portali arbresh.info.
Kur është pyetur nëse Madridi është duke kaluar një sezon tranzicioni, Valverde është përgjigjur:
“Nuk mendoj se kjo ekziston. Madridi është sikur ne dhe ata gjithmonë përgjigjen, unë nuk kam dyshim për këtë. Ata janë ndër top skuadrat, por është ende herët”
“Unë nuk e di nëse Real Madridi është më i rrezikshëm ose jo me arritjen e Solarit në bankinë”
“E kam thënë më parë që Real Madridi është gjithmonë i rrezikshëm dhe ata janë një nga rivalët e mëdhenj për titull”
“Ata janë në çdo kompeticion dhe ata do të përpiqen për të fituar kampionatin, ashtu si ne dhe të gjithë të tjerët”
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç