Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka hedhur poshtë spekulimet se mund largohet nga Bernabeu.
Kroos ka bërë mbi 200 paraqitje për ‘Los Blancos’ qysh pas transferimit të tij nga Bayern Munichu në vitin 2014 duke fituar një titull në La Liga dhe tri kurora të UEFA Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij në Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Forma e 28-vjeçarit ka rënë këtë sezon, megjithëse klubet e mëdha si Manchester City dhe Manchester Unitued besohet se janë duke monitoruar zhvillimet nga afër.
Kroos ka insistuar se ai ndihet si në “shtëpi dhe mirë” në Madrid dhe nuk është duke shikuar që të largohet.
“Unë kam kaluar një kohë të gjatë dhe të suksesshme në Munich gjithashtu. Ndoshta është ajo që e kam thënë edhe kur kam arritur këtu, unë e ndjejë që ky klub është një hap më i madh dhe më i suksesshëm në vitet e fundit dhe ka shfaqur këtë pak më shumë dhe sigurisht se unë jam shumë i lumtur me kohën time këtu”, u ka thënë Kroos gazetarëve.
“Ndihem si në shtëpi dhe mirë, nuk ka arsye për mua që të ndryshojë diçka, jo”
Kroos ka kontratë te skuadra në Bernabeu deri në fund të sezonit 2021-22./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...