Federata Angleze e Futbollit (FA) ka akuzuar mesfushorin tashmë të ndaluar të Newcastle United, Sandro Tonali me 50 akuza të tjera për sjellje të pahijshme që kanë shkelur rregullat e basteve të federatës.
Shkeljet i referohen përsëri lojtarit italian që vendos 50 baste në ndeshje futbolli në një periudhë dymujore nga gushti 2023 deri në tetor.
Tonali, i cili nënshkroi për Newcastle në afatin kalimtar të verës të vitit 2023, u emërua në një çështje italiane kundër basteve në futboll në tetor dhe aktualisht po vuan një ndalim 10-mujor nga të gjitha format e lojës.
Mesfushori ka afat deri më 5 prill për t’iu përgjigjur akuzave nga Federata Angleze e Futbollit.
Ndryshe, Tonali iu bashkua Newcastle në një marrëveshje pesëvjeçare në korrik për një tarifë prej rreth 80 milionë euro.
Ai luajti në 12 ndeshje për klubin përpara se të pezullohej më 26 tetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza