Tonali: AC Milan-i është ringjallur, synojmë vetëm fitore

11:03 | 30 Shtator 2020
Arbresh Info

Mesfushori i AC Milan-it, Sandro Tonali është i lumtur që është pjesë e skuadrës që do e ringjall klubin italian që synon pjesëmarrjen në Evropa Ligë.

“Rosonerët” përballen me Rio Ave me 1 tetor, derisa kanë triumfuar ndaj Shamrock Rovers dhe Bodo/Glimt, transmeton portali arbresh.info.

Tonali që iu bashkua Milan-it gjatë verës ka thënë se synojnë vetëm fitore, derisa ndihet i lumtur që është pjesë e grupit që do ringjallet shumë shpejtë.

“I gjithë fokusi ynë është në ndeshjen ndaj Rio Ave. Të jem pjesë e këtij grupi që është ringjallur dhe të luajmë shumë mirë pas disa muajve, është mirë”.

“Është ndeshje që do përballemi me skuadër të fortë. Duhet të japim gjithçka sepse është ndeshje që do na dërgojë në fazën e Evropa Ligë-s”.

“Duhet të fitojmë, është e vetmja gjë që ka rëndësi”, deklaroi ai.

Italiani bëri debutimin në fanellën e gjigantit italian në fitoren ndaj Crotone-s (2 – 0)./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme