Mbrojtësi i Chelsea-s, Fikayo Tomori ka thënë se dyshja e Liverpool-it, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah janë dy kundërshtarët më të vështirë në Premierë Ligë.
Tomori ishte duke kaluar një sezon mjaftë të mirë në Premierë Ligë, para se liga të suspendohet nga koronavirusi, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari bëri 21 paraqitje për “Blutë” këtë sezon dhe arriti të debutojë për Anglinë në fund të vitit të kaluar.
Anglezi beson se Firmino se bashku me Salah janë dy kundërshtarët më të vështirë në kampionatin anglez.
“Kur jam duke luajtur ndaj Roberto Firmino dhe ai rikthehet në mesfushë, gjërat ndodhin shpejt dhe ndonjë gabim dënohet mjaftë rëndë”.
“Firmino është më shumë mundësi më i vështirë se bashku me Salah. Sa herë që ata e mbajnë topin, unë mendoj ‘Kjo është sfidë, por këtu duam të jem, këtu është shansi që mund të tregoj vetën'”, tha ai.
Chelsea momentalisht është në pozitën e katër në tabelë./arbresh.info.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person