Fikayo Tomori nuk është përfshirë në skuadrën e Anglisë për ndeshjen e sotme kundër Gjermanisë dhe do të kthehet në Milano pa luajtur asnjë minutë për vendin e tij gjatë ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Ish-mbrojtësi i Chelseat është lënë jashtë skuadrës së Tre Luanëve dhe do të kthehet në Milano mjaft i çlodhur pasi vetëm është stërvitur, duke mos luajtur në asnjë takim.
Tomori nuk u paraqit në humbjen 1-0 të Anglisë ndaj Italisë të premten dhe është në rrugën e kthimit në klubin e tij.
24-vjeçari ishte ndër mbrojtësit më të mirë të Serie A në sezonin 2021-22, sezoni i parë i Milanit për fitimin e titullit në 11 vjet.
Ai ka qenë një titullar i rregullt në “San Siro” që nga huazimi i tij fillestar nga Chelsea në janar të vitit 2021. Milani e bëri lëvizjen e tij të përhershme për 29 milionë euro në korrik 2021.
Produkti i akademisë së bluve ka luajtur 71 ndeshje me Rossonerët, duke shënuar dy gola.
Sulmuesi i Romës , Tammy Abraham , është futur në skuadrën e Anglisë, por pritet që ndeshjen kundër gjermanëve ta nisë nga bankina. /Telegrafi/
#InghilterraGermania, i convocati di #Southgate: assente il rossonero @fikayotomori_ – @England @acmilan #ACMilan #Milan #SempreMilan #Tomori https://t.co/Wef9lhxiWL
— PianetaMilan.it (@PianetaMilan) September 26, 2022
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...