Fikayo Tomori ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit të Milanit, ku ka folur në veçanti për objektivat e tij dhe të ekipit.
Sipas mbrojtësit të “kuqezinjve”, Milan ka sërish një ekip të aftë për të fituar titullin siç bëri në sezonin 2021-2022, teksa më tej shtoi se dëshiron që të fitojë sa më shumë trofe me këtë ekip.
“Ne e dimë historinë e klubit dhe kemi shkruar një faqe të parë me titullin e Serie A që fituam në 2022-shin dhe tani kemi një ekip të aftë për të fituar sërish. Duhet të përmirësohem, jo vetëm për veten time, por edhe për ekipin. Dua të fitoj sa më shumë trofe duke luajtur për Milanin”-u shpreh Tomori.
Milani të enjten luan ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Europa League./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...