Bastien Toma është i fokusuar vetëm te Kombëtarja e Zvicrës.
Mesfushori 21 vjeçar, verën e fundit i është bashkuar Genkut në Belgjikë, teksa konsiderohej në mesin e talenteve më të mëdhenj që ka dalë nga futbolli zviceran viteve të fundit.
Derisa vazhdon të paraqitet për Zvicrën U21, Toma është përmendur si një prurje te Kosova, me trajnerin Bernard Challandes që ka kërkuar shërbimet e tij.
Megjithatë futbollisti thotë se për momentin nuk e ka ndërmend një lëvizje të tillë.
“Çështja e një ndryshimi nuk më lind. Unë e kam diskutuar këtë gjerësisht me familjen time dhe nuk ndiej asnjë presion. Për momentin nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç Zvicrës”, ka deklaruar Toma për SFR.
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot