Google ADS

Tmerrohet Chelsea, Hazard refuzon kontratën e re

18:16 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ylli belg i Chelsea, Eden Hazard, ka refuzuar kontratën e re nga Chelsea.

Hazard është në bisedime me skuadrën kampione që nga viti i kaluar, por pa gjetur ndonjë marrëveshje rreth kontratës së re.

Chelsea i ka ofruar rritje page deri në 16.5 milionë në vit.

Sipas “Mundo Deportivo” Hazard ka refuzuar kontratën e re, pasi është duke e pritur një ofertë nga Real Madridi.

Lojtari thuhet se është në planet e Zinedine Zidane, i cili ka kërkuar transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.

Çmimi i belgut kalon 150 milionë euro. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme