Kombëtarja e Argjentinës do ta ketë shumë të vështirë pa Lionel Messin, pasi sipas statistikave, kombëtarja ka përqindje tejet të dobët të fitoreve pa yllin e Barcelonës në skuadër, shkruan Goal.
29-vjeçari dje mori dënimin e rëndë nga FIFA, duke u pezulluar me katër ndeshje, për shkak të ofendimeve që i bëri gjyqtarit anësor në fundin e ndeshjes me Kilin.
Por ky dënim i yllit të Barcelonës do të jetë një goditje e madhe për Argjentinën, sidomos për shpresat e tyre për t’u kualifikuar në Botëror.
Me Messin në ekip, Argjentina ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e luajtura të vlefshme për kualifikim në Botëror, duke arritur përqindje të 83.3% të fitoreve kur ai ka luajtur.
Kurse pa të Kombëtarja argjentinase ka shënuar vetëm një fitore, në gjithsej 7 ndeshje të zhvilluara, duke arritur përqindje të ulët prej 14.3% të fitoreve.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...