Një tragjedi ka ndodhur te skuadra në Serie D – Tuttocuoio pasi sulmuesi Federico Zini është gjetur i vdekur me ish të dashurën e tij, rast që vlerësohet si vrasje – vetëvrasje.
Sulmuesi do të mbushte nesër 25 vjeç, ndërsa ish e dashura e tij ishte 29 vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Raporte të ndryshme pretendojnë që ai vizitoi ish të dashurën e tij Elisa Amato në Prato dhe u përpoq për të bindur atë që të rikthehen sërish së bashku.
Kur ajo refuzoi, thuhet se ata kishin një përplasje në rrugë jashtë shtëpisë së saj ku fqinjët dëgjuan më pas të shtëna me armë dhe thirrën policinë. Një veturë thuhet se u largua me nxitim pasi ai kishte marrë trupin e saj duke dërguar me një vend ku më pas edhe kreu vetëvrasje.
Dyshja janë gjetur në veturën e tij afër një qendre sportive në San Minato, afër Pisas.
Zini kishte pasur një karrierë të mirë, gjatë së cilës kishte shpenzuar kohë në Malta, Bullgari, Filipine dhe Mongoli./arbresh.info/
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant