Tjetër sukses i arbitrave shqiptar, pajisen me stemën e FIFA-s një arbitër kryesor dhe tre asistentë

19:50 | 14 Dhjetor 2023
D.H

FIFA ka vlerësuar sërish arbitrat shqiptar, teksa Florian Lata është pajisur me stemën e FIFA-s si arbitër kryesor dhe tani do të ketë mundësi të gjykojë ndeshje të rëndësishme në Europë.

Prej vitesh Shqipëria ishte në listën e FIFA-s me tre arbitra djemë, Enea Jorgji, Juxhin Xhaja dhe Eldorjan Hamiti, ndërsa tashmë listës i shtohet edhe Lata si edhe arbitrja Eglantina Pjetrushaj. Stemën e FIFA-s e mban edhe një tjetë arbitër femër, Emanuela Rusta, përcjell Arbresh.info.

FIFA ka vendosur të pajisë me stemën e saj edhe tre asistentë, Arbër Zalla, Xhuljo Mani dhe Erind Burgu. Deri më tani të pajisur me stemën e FIFA-s si asistentë te djemtë ishin Denis Rexha, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Dojando Myftari dhe Ilir Tartaraj.

Ndërsa si asistente femra stemën e FIFA-s e mbajnë Koleta Prenga, Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu.

Nga arbitrimi shqiptar janë të pajisur me stemën e FIFA-s si Video Match Official (VAR) Enea Jorgji, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Barjamaj, ndërsa gjyqtar i futsallit me stemën e FIFA-s është vetëm Arlind Subashi.

Ky është një vlerësim i madh për futbollin shqiptar dhe në veçanti për sektorin e arbitrimit. Kriteri që ndikon në rritjen e numrit të arbitrave që pajisen me stemën e FIFA-s është performanca e tyre e mirë në arenën Europiane./Arbresh.info/

Të ngjashme