Interi është shpallur kampion i Serie A mbrëmë edhe matematikisht pasi fitoj derbin ‘Della Madonina’ ndaj Milanit, me rezultat 2-1.
Pjesë e këtij suksesi me skuadrën zikaltër është edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, shkruan Arbresh.info.
Asllani këtë sezon me Interin luajti 19 ndeshje deri më tani prej të cilave realizoi një gol dhe dy asistime.
Mirëpo shumicën e këtyre ndeshjeve u inkuadra nga banka rezervë.
Futbollisti i kombëtares shqiptare u bë futbollisti i tretë që arrin suksesin në Serie A, pas Naim Kryeziut që triumfoi me Romën në sezonit e largët 1941/42 dhe Amir Rrahmanit sezonin që lamë pas.
Interi dje siguroi titullin e 20-të në histori të klubit dhe u bë skuadra e dytë më e trofeshme në histori të Italisë.
Juventusi është i pari me 36 tituj gjithsej./Arbresh.info/
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...