Tjetër rast pozitiv me COVID-19 te Interi

14:51 | 9 Tetor 2020
A. B.

Alarm i kuq në shtëpinë e Interit para derbin me Milanin.

Numri i të infektuarve me Koronavirus rrezikon të rritet edhe më shumë.

Pas pozitivitetit të Alessandro Bastonit dhe Milan Skriniarit, rezultuan të infektuar edhe Radja Nainggolan dhe Roberto Gagliardini, që u kthyen në Pinetina pasi u larguan nga përfaqësueset respektive.

Klubi i Interit ka njoftuar zyrtarisht për një të infektuar të pestë në kampin zikaltër.

Bëhet fjalë për portierin e dytë, rumunin e datëlindjes 1997, Ionut Radu.

Ankthi te Interi rritet, gjithashtu në funksion të derbit kundër Milanit, që shënon rinisjen e kampionatit për zikaltrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme