Google ADS

Tjetër operacion për Ansu Fatin – përfundon ëndrra e Evropianit

10:17 | 4 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ansu Fati duket se kërkon që ky vit të kalojë sa më shpejtë.

Talenti i Barcelonës ka vuajtur nga një lëndim qysh për vitit të kaluar, derisa edhe 2021-ta nuk ka qenë e mirë.

Fati do të futet në një tjetër operacion dhe nga aty do të mungojë plotë dy muaj.

Nuk dihet saktë nëse do të jetë ky afati kohor kur kthehet spanjolli i natyralizuar nga Guinesa Bisau.

Por, futja nën tehun e briskut nuk është e preferueshme për asnjë lojtar dhe kjo mund të lë pasoja në karrierën e tij që sapo ka filluar.

Barcelona shpreson që lojtari ta kalojë me sukses operacionin dhe të rikthehet sa më parë në fushë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme