Tjetër medalje e artë për Kosovën, triumfon edhe Loriana Kuka

16:19 | 4 Nëntor 2018
Arbresh.info

Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në kampionati evropian U-23, në kategorinë deri 78 kilogramë.

Ky kampionat është mbajtur në Hungari, saktësisht në Gyor.

Në luftën e parë, xhudistja kosovare e ka mposhtur hungarezen Fanni Toth, kurse në atë të dytë ishte më e mirë se holandezja Ilona Lucassen.

Në gjysmëfinale, Kuka kaloi italianen Giorgia Stangherlin.

Loriana në finale e ka mposhtur xhudisten gjermane Christina Faber.

Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në këtë kampionat evropian.

Dje, Akil Gjakova gjithashtu i siguroi vendit tonë medalje të artë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme