Google ADS

Tjetër mbrojtës i Juventusit ka pësuar lëndim në ACL

20:58 | 14 Nëntor 2024
D.H

Lëndimet në ACL janë shpeshtuar në botën e futbollit, ky dëmtim se fundi i ka ndodhur edhe mbroijtësit të Juventusit, Juan Cabal.

Kolumbiani ka këputur ACL-në e tij dhe tashmë kjo është e konfirmuar edhe nga klubi i tij, shkruan Arbresh.info.

“Sot, lojtari Juan Cabal iu nënshtrua testeve diagnostikuese në JMedical, të cilat zbuluan një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të majtë. Cabal do t’i nënshtrohet operacionit në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Sipas mediave italiane tashmë sezoni për të ka përfunduar.

Cabal ka qenë i ftuar për dy ndeshjet e tetorit për kombëtaren e tij teksa i është dashur të rikthehet në Itali.

Ky mbrojtës është i dyti i Juventusit që e pëson dëmtimin e njëjtë brenda sezonit, pas Gleison Bremerit./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme