Google ADS

Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës së mungesave

16:13 | 28 Nëntor 2024
D.H

Real Madridi nuk po kalon aspak formë të mirë këtë sezon, duke marrë parasysh edhe listën e lojtarëve të lënduar.

Ditë më parë, Viniciusi Junior u lëndua, teksa natën e mbrëmshme me Liverpoolin, Camavinga është lojtari i radhës i cili u dëmtua, shkruan Arbresh.info.

Ai pritet të jetë jashtë fushave për 2-3 javë.

Këtë e ka konfirmuar, Real Madridi pasi stafi mjekësor i ka kryer testet për futbollistin francez.

Cama së bashku me Dani Carvajal, David Alaba, Aurelien Tchouameni, Eder Militao, Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior janë në listën e lojtarëve që trajneri Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme