Chelsea është mposhtur në udhëtim tek Ipswichi me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 19-të në Premier League.
Vendasit e nisën rrufeshëm pjesën e parë duke shënuar në minutën e 12-të nga penalltia me anë të Delap, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë 12 minuta më vonë Chelseat iu anulua një gol nga VAR-i, pasi në pozicion jashtë lojë u gjend Joao Felixi.
Tetë minuta pas pjesës së dytë, ish-lojtari i “Bluve”, Hutchinson e ndëshkoi ish-skuadrën e tij duke dyfishuar epërsinë e Ipswichit.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe kështu skuadra e Aro Muricit arkëtoi tre pikë të mëdha në luftë për mbijetesën.
Me këtë fitore tashmë, Ipswichi ka 15 pikë dhe është e 18-ta, me një pikë më pak se Wolvesi i 17-ti. Kurse Chelsea është i katërti me 35 sosh./Arbresh.info
“Kam humbur diçka që lashë jashtë për ty”, Xheneta plas në v...
Barcelona në kaos, grupimi “Som Un Clam” kërkon dorëheqjen e...
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave të t...
I moshuari 87-vjeçar përplaset nga një automjet në Këlcyrë t...
Vdekja e Anton Berishës, Pacolli ngushëllon familjarët dhe m...
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna ...