Milot Rashica ka shënuar një tjetër gol të bukur pasditen e sotme (e shtunë).
Sulmuesi i talentuar kosovar i Werder Bremenit ka dërguar skuadrën e tij në epërsi në takimin e xhiros së dytë për Kupë të Gjermanisë ndaj FC Heidenheim, shkruan portali arbresh.info.
Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Rashica fare pranë zonës së penaltisë me një goditje të bukur dërgoi topin në rrjetë.
Werder Bremeni dyfishoi shifrat pak minuta më vonë pasi Leonardo Bittencourt shënoi për 2 me 0.
Rashica vazhdon të jetë në formë të mirë pas rikthimit nga lëndimi duke shkëlyer edhe në kampionat./arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...