‘Los Blancos’ kanë siguruar një tjetër fitore me rezultat të thellë pasditen e sotme (e shtunë) në La Liga.
Real Madridi ka fituar me rezultat bindës 4 me 0 ndeshjen e xhiros së 25-të në La Liga të zhvilluar si nikoqir në Santiago Bernabeu kundër Deportivo Alaves, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Cristiano Ronaldo arriti të realizoj dy gola në këtë takim ku skuadra e Zinedine Zidanes regjistroi fitoren e katër radhazi në kampionatin spanjoll.
Goli i epërsisë nga sulmuesi portugez erdhi në minutën e 44′ të pjesës së parë pas një super asistimit nga Karim Benzema. Sulmuesi francez asistoi edhe në golin e dytë të ndeshjes të shënuar nga Gareth Bale qysh në fillim të pjesës së dytë (46′).
Cristiano Ronaldo gjeti portën edhe pas një ore lojë në Bernabeu duke shënuar për 3 me 0 nga afërsia pas asistimit nga Lucas Vazquez. Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë kishte mundësi të realizoi edhe hat-trick, por 33-vjeçari zgjodhi për t’ia lënë goditjen nga pika e bardhë sulmuesit Karim Benzema pas dy asistimeve që bëri në këtë ndeshje.
Benzema u tregua i saktë nga njëmbëdhjetë metërshi duke shënuar për 4 me 0 (89′).
Real Madridi qëndron në pozitën e tretë me 51 pikë, 11 më pak se Barcelona para ndeshjes së sotme të gjigantit katalunas, ndërsa Deportivo Alaves qëndron në pozitën e 16 me vetëm 28 pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e realizuara nga ‘BBC’:
https://streamable.com/lf6br
https://streamable.com/bptuz
https://streamable.com/30zly
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...