Nottinham Forest ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 19-të në Premier League ndaj Evertonit.
Forest arriti të triumfojë me rezultat 2-0 me golat e Chris Wood dhe Gibbs-White, shkruan Arbresh.info.
Ishte minuta e 15-të kur mysafirët e realizuan golin e parë me anë të top sulmuesit, Wood, pas një asistimi nga Elanga.
Teksa fitorja u vulos në pjesën e dytë nga Gibbs-White, ku sërish protagonist ishte Wood, me asistimin e tij.
Në këtë ndeshje për Evertonit u paraqit edhe Armando Broja për herë të parë si startues dhe luajti gjithsej 76 minuta.
Me këtë fitore të drejtuarit e Nuno Espirito Santo janë ngritur në vendin e dytë me 37 pikë por kanë një ndeshje më shumë se Arsenali dhe Chelsea./Arbresh.info
KFOR-i amerikan patrullon në veri
Këto janë skuadrat më të mira për vitin 2024 sipas Benitez-i...
Luftë, përplasje dhe armëpushim/ Ngjarjet botërore që shënju...
Festimet për Vitin e Ri në Tiranë, 20-vjeçari dëmtohet nga n...
Vullneti, Gjesti e Drenusha në humor të mirë, flasin për tem...
Rusia, sulm ajror në qendër të Kievit në orët e para të viti...