“Qytetarët” kanë përforcuar kreun në Premierë Ligë duke regjistruar një tjetër fitore me rezultat të thellë.
Manchester City ka fituar 3 me 0 në ndeshjen si nikoqir në Etihad ndaj Burnleyt në takimin e zhvilluar pasditen e së shtunës në kuadër të xhiros së nëntë, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Sergio Aguero realizoi golin e epërsisë nga penaltia në minutën e 30′ të ndeshjes duke barazuar rekordin prej 177 golave nga Eric Brook, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, por skuadra e frikshme e Pep Guardiolas realizoi më pas edhe dy gola pas pushimeve. Nicolas Otamendi dyfishoi epërsinë në minutën e 73′, ndërsa Leroy Sane realizoi golin e fundit për 3 me 0 vetëm dy minuta në vonë.
Manchester City qëndron në krye të tabelës me 25 pikë, pesë më shumë se Manchester United në pozitën e dytë, ndërsa Burnley qëndron në pozitën e nëntë me 13 pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/td6tv
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...