Tjetër ekip pas Arlind Ajetit

12:56 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

SPAL dhe Freiburg, janë këto dy skuadrat në pole position për të fituar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti.

Pas një sezoni jo shumë pozitiv te Torino, mbrojtësi 23-vjeçar është vënë në qendër të vëmendjes së disa skuadrave por dy destinacionet më të mundshme të momentit janë debutuesit e SPAL në Serie A dhe gjermanët e Freiburg që këtë sezon do të luajnë në Europa League.

Kontrtata e Ajetit me Torinon skadon në vitin 2019 por mesa duket, lojtari shqiptar nuk është më në planet e Sinisa Mihajlovic, i cili ka ndezur dritën jeshile për largimin e tij.

Ajeti debutoi në Serie A dy sezone më parë me fanellën e Frosinones.

Gjatë verës së shkuar ai u transferua te Torino me parametra zero.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme