Tjetër demolim nga Manchester City (VIDEO)

17:58 | 16 Shtator 2017
Arbresh Info

Manchester City vazhdon me formë të mirë në Premierë Ligë.

Pasi shkatërruan Liverpoolin në ndeshjen si nikoqir me rezultat 5 me 0, “Citizens” kanë shënuar një tjetër fitore bindëse.

Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Pep Guardiola ka regjistruar fitore me rezultat të thellë në ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të Premierë Ligës të zhvilluar si mysafirë ndaj Watfordit në Vicarage Road, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi Sergio Aguero ka realizuar hat-trick (27′) (31′) (81′). Raheem Sterling (89′) dhe Nicolas Otamendi (63′) ishin dy autorët e tjerë të golave këtë të shtunë.

Manchester City qëndron tani në pozitën e parë me 13 pikë, ndërsa Watfordi qëndron në pozitën e dhjetë me tetë pikë./arbresh.info/

https://streamable.com/6yuxa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme