Tjetër autogol në ndeshjen Girona – Barcelona (VIDEO)

21:54 | 23 Shtator 2017
Arbresh Info

Barcelona siguroi epërsinë në ndeshjen si mysafirë ndaj Gironas me një autogol.

Skuadra nikoqire shënoi autogol në minutën e 17′, kur goditja nga Jordi Alba u devijua nga Aday, shkruan portali arbresh.info.

Sidoqoftë, gjiganti katalunas ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen e xhiros së gjashtë në La Liga sërish me autogol.

Vetëm dy minuta pasi filloi pjesa e dytë e ndeshjes, portieri Gorka Iraizoz shënoi për 0 me 2./arbresh.info/

https://streamable.com/da7e0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme